Zbulohet shkaku i vizitës së Ramës në Maqedoni, do të takohet me Sorosin në hotel

93

Me anë të një postimi në rrejtin social Twitter, Kryeminsitri Edi Rama lajmëroi se sot ai do të zhvillonte një vizitë në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Udhëtimi i Ramës ishte lajmëruar ditë më parë, pasi vizita e tij në shtetin fqinj do bëhej në lidhje me projektin e Shengenit Ballkanik.

Sipas informacioneve të ndara me zyrat e shtypit të Aleksandër Vuçiç, Zoran Zeav dhe Edi Ramës, takimi do zhvillohej mes këtyre të treve dhe do ishte informal.

Mësohet se krahas këtij takimi, Rama do të takohet dhe me Alex Soros, djalin e miliarderit amerikan Xhorxh Soros. Sipas informacioneve takimi i Ramës me Soros do të bëhet në hotel shumë luksoz në Ohër.

Mësohet se biseda do të bëhet në Hotel Unique, i cili sipas kërkimeve në internet është me 5 yje.

Por Rama nuk do të jetë vetëm me Soros në takim, pasi mendohet se pjesë e diskutimeve do jetë dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Më tej burime bëjnë me dije se një ftesë ka shkuar dhe për Aleksandër Vuçiç, por ende ai nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Ky do të jetë një takim informal dhe është mbajtur u fshehtë për mediat.

/Dosja.al