“WTF Edi Rama”! Reagon Belind Këlliçi: Sot mori fund përralla me para ruse dhe pastrim parash (Dokumenti)

69

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi komenton vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të dërguar si të pandehur në gjykatë kreun e opozitës Lulzim Basha nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Përmes një reagimi në Facebook, kryetari i të rinjve demokratë shprehet se, përralla e qeverisë sot mbaroi, ndërsa shton se, kryeministri Edi Rama doli lakuriq me mashtrimin e të tij të rradhës për financim rus te opozita.

Sipas Këlliçit, shefi i mazhorancës po e përdor prokurorinë për larje hesapesh të bandave qeveritare dhe për të goditur kundërshtarin politik

Reagimi i Belind Këlliçit

Përralla e Edi Kajmakut dhe Taulant Yaris mbaroi sot! Nuk ka as agjentë rusë e as financim të dyshimtë. Koka e krimit të organizuar në Shqipëri doli lakuriq, si me mashtrimin e tij ashtu dhe me faktin se po e përdor prokurorinë për larje hesapesh të bandave qeveritare dhe për të goditur kundërshtarin politik.

Sot kur mbushën 9 vite nga vendimi për liberalizimin e vizave, proces i udhëhequr nga Lulzim Basha, ky vendim është dëshmia më e qartë se kush do ta bëjë këtë vend, kush do ti prijë rinisë drejt të ardhmes që meriton! Pa asnjë dyshim është Lulzim Basha lideri më proeuropian dhe amerikan që ka vendi! Për Edi Ramen dhe bandën e tij mund te them vetëm: “what the f…” ishte kjo akuze qesharake.