Unë dashuroj Bjeshkën dhe Detin

61

Bota eshte dashuri per mua dhe une jam i dashuruar me Bjeshken dhe Detin. Bjeshket kane Zanat dhe Deti ka Sirenat per te nxitur dashurine per boten dhe jo per vetveten. Odisea ishte i dashuruar me vetveten ndaj u kerkoi bashkeudhetareve te tij te lidhej per t’u mbrojtur nga Sirenat. Odisea ishte i huaj ndaj nuk mund t’i besonte

Zanat dhe Sirenat. Bota atehere ishte e vogel, e rrafshet ku lufterat ishte e thjeshte te nisnin vec per dashuri. “Bota eshte e rrumbullaket”,-degjova sot dike per te me lene te kuptoja se duhej te beja leshime qofte edhe ne parime, pasi nje dite do te vinte radha ime, maja do te kthehej ne fund dhe fundi do te kthehej ne maje te botes.

Nuk mendoj ashtu, pasi per mua bota gjithnje ka qene malore duke kerkuar ajrin e paster, te pandotur qe ndodhet vetem lart, ose nje breg komplet i panjohur diku ne det, por qe serish ka ajrin e paster. Per kete arsye gjithnje kam qene i dashuruar me Bjeshken dhe Detin.

Dikush mund te pyese se cfare lidhje ka Deti me Bjeshken. Edhe pse deti duket nje siperfaqe e rrafshet te pershkosh hapesiren blu nuk eshte e thjeshte, por nje malore e vertete ne mendje ku mezi pret qe te kapesh majen.

Ne rrugetimin ne det, maja eshte gjithnje drita e farit apo dritat e ndertesave ne bregun qe ke projektuar. Pra me bregun udhetimi mbaron pasi dritat e bregut kane care perden e erret te ankthit dhe syte te hapen, mushkerite thithin ajrin e detit dhe zemra rreh fort.

Ne bjeshke eshte me konkrete, pasi maloren e sheh, por serish duke u ngjitur vec kerkon te arrish piken e larte, majen atje ku udhetimi mbaron dhe e ndjen se mushkerite te mbushen me ajer dhe serish zemra rreh fort. Ne rrugetimin tone nuk jemi vetem.

Patjeter kemi ndihme per te na treguar rrugen. Nuk ka pamje me te bukur kur ne det nje skuader delfinesh udheheqin anijen tende kur ende je ne mes te detit dhe i vetem per momentin. E njejta gje ndodh me shqipet, shpendet e lartesive.

Kur nisim t’i shohim e kuptojme se jemi ngjitur shume lart dhe maja eshte shume afer. Te njohesh kontributin e delfineve dhe shqipeve do te thote se nisesh nga ndjenjat e jo nga mendimet.

Te ndjesh do te thote te besosh dhe te besosh do te thote se ke integritet, nje virtyt per njerezit qe ngjiten lartesive dhe cajne detera, per njerezit qe boten nuk e njohin nga fjalet e te tjereve, por nga arritja e majave apo brigjeve te veshtira.

Te gjithe kemi boten qe na vjen per shtat dhe kjo na ben te jemi te ndryshem dhe ne kete menyre edhe bota eshte e ndryshme. Cdo gje qe bejme na perfaqeson dhe cdo gje qe themi thjesht lehteson rrugen per te ecur ne botet tona.

Ne jemi cfare bejme e kurre nuk do te jemi cfare themi. Dikur shihja ne nje breg nje varke gati te kalbur, qe dallget vazhdonin ta perplasnin pas shkembinjve dhe ajo varke vazhdonte te mos levizte duke pranuar kalbesine dhe shkaterrimin.

Gjithashtu isha ne nje lartesi malesh kur nje barrake druri po perpasej ne shkembinj nga era dhe une qe nga nje guve shkembore e shihja tek rrokullisej dhe falenderoja Zotin qe me kish dhene idene te besoja malin perpara asaj barrake.

Qe atehere une nuk besoj ne bota eshte e rrumbullaket apo ne bota eshte cfare flasim e degjojme. Jo, bota eshte cfare ne mendojme dhe per mua eshte dashuria per bjeshken dhe detin. Bota eshte dashuri.