Tjetër skandal qeveritar! Kosova pjesë e Serbisë edhe në tekstin shkollor…

97

Ish-Kryeministri Sali Berisha publikoi sot denoncimin e një nxënësi të një shkolle në Ballsh, sipas të cilit në tekstin e lëndës së Qytetarisë, të klasës së 8-të, Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë.

“Nxënësi dixhital denoncon aktin e tradhëtisë kombëtare të Edvin Mafisë, të cilin Beogradi e ka shtamosur dhe në tekstet shkollore të Shqipërisë!”, shkruan ish-kryeministri Berisha, duke publikuar mesazhin e nxënësit.

Denoncimi vjen pak ditë pasi Kryeministri Edi Rama publikoi në faqen zyrtare në rrjetin social, një hartë ku Kosova ishte pjesë e Serbisë. Pas shumë reagimesh nga Shqipëria dhe Kosova, Rama u detyrua të ndryshojë hartën.