Shtetrrethim tek “Astiri”, qytetarët në revoltë ndaj policisë

73

Zona e Unazës së Re tek “Astiri” është zgjuar sot në shtetrrethim. Forca të shumta policore kanë krijuar një kordon në perimetrin e rrugës duke mos lejuar qarkullimin e njerëzve dhe të makinave.

Qytetarë dhe banorë të zonës janë të acaruar, pas nuk po lejohet që të kalojnë rrugën për në punë.

Tre ditë më parë, Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit ka shembur 33 objektet e parashikuara në Unazën e Re. Edhe pse banorët rezistuan përgjatë gjithë natës nuk mundën të ndalonin ndërhyrjen, madje pati edhe përplasje.

Ndëkrhë që policia përdori dhunën me shkopinj gome dhe me gaz lotsjellës kundër banorëve që protestonin në mbrojtje të banesave të tyre.