Shokon Edi Rama: Publikon hartën ku Kosova është pjesë e Serbisë! (Fotot)

153

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, sapo ka publikuar një hartë në të cilën Republika e Kosovës figuron brenda territorit të Serbisë.

Duke iu uruar mirëmëngjesi ndjekësve të tij në Facebook me një fytyrë të zgërdhirë, Rama ka treguar hartën e “investimeve për sigurimin e furnizimit me 24 orë me ujë në zonat rurale të vendit nga veriu në jug” të Shqipërisë në kuadër të një videoje që e ka shpërndarë disa orë më parë.

Por, ajo që shqetëson, siç mund ta vini re, është se territori i Republikës së Kosovës është lënë brenda Serbisë. /Gazeta Express