Revoltë në aeroportin Fiumiçino në Romë, avioni nuk niset prej 3 orësh, pasagjerët: S’kemi shtet!

Një revoltë ka shpërthyer nga pasagjerët në aeroportin Fiumiçino në Romë. Sipas pasagjerëve, avioni që ishte programuar të nisej nga Roma në Tiranë në orën 9:00 sot në mengjes akoma nuk është nisur ndonëse ora ka kaluar 12-tën.

“Askush nga agjensia, kompania #Ernest nuk jep shpjegime.

Shqiptarët sorollaten, presin, raskapiten, trajtohen në mënyrën më të ulët sepse nuk ka shtet t’i dalë per Zot qytetarëve të tij.

Ndaj një sahat e më parë kjo qeveri bandë kriminale duhet rrëzuar.

Lutem nga mediat online ta botojë këtë trajtim çnjerëzor që ju bëhet shqiptarëve”, shprehet e revoltuar qytetrja M. Kazazi.

1 Copy

2 11