Revolta e qytetarëve: Këta kanë çelur buxhet për veten e tyre që të rrojnë vetëm klika e Edi Ramës dhe Ballat

Qeveria shqiptare nuk ka planifikuar rritje rrogash as pensionesh në projektbuxhetin e shtetit për vitin 2020, i cili do të kalojë së shpejti në parlament.

Kjo është konfirmuar nga zyrtarët më të lartë të Ministrisë së Financave, ndërkohë që vet ministrja Anila Denaj ka pohuar rënien e rritjes ekonomike këtë vit dhe problemet në Buxhetin e Shtetit për shkak të mosmbledhjes së të ardhurave të parashikuara.

Në intervistat e tyre për gazetaren Dea Dervishi të SYRI.TV, qytetarët u shprehën:

“Këta kanë çelur e buxhetin për veten e tyre që të rrojnë vetëm klika e Edi Ramës dhe Ballat. Për popullin nuk mendon njeri. Populli duhet të dalë në revoltë, po janë të pangrënë dhe s’kanë takat të venë te sheshi. Të zhduken këta plehrat e vjetër dhe brezat e tyre. Enver Hoxha kështu e katandisi, edhe këta nipërit e tij, të Enverit, të Spiro Kolekës po ashtu…. Kam tre çuna dhe kanë ikur. “Nuk vijmë më”, thonë ata”.

“Kush iku shpëtoi, kush mbeti të vuajë demokracinë shqiptare”.

“Shumë gabim, ku jetohet me 80 mijë lekë që marrim ne?! S’kam bukë, hajde tek shtëpia ime, shihe”.

“Të ndërrohet ky pushtet, ky sistem komunist, këtu po ngordhin për bukën e gojës. Do vjedhin, se s’kanë ç’të hanë e nëpër burgje pastaj…”.

“Pa punë, pa pension, rrogat nuk i marrin, ku do të jetojmë ne? Jemi në dorë të Allahut, 7 fëmijë kam, s’i i kam rritur, unë e di. I kam marrë borxh këto ushqime”.

Punonjësit shqiptarë paguhen minimalisht me 210 euro në muaj, që është më e ulëta në Europë, sipas hartës së pagës minimale, që është publikuar nga Eurostat.

Teksa Industria tekstile dhe e këpucëve në Shqipëri, që punon me fason kryesisht për tregun italian dhe disa sektorë të tjerë të industrisë përpunuese paguajnë përgjithësisht me pagë minimale, së fundi kanë filluar të ndjejnë mungesën e fuqisë punëtore për shkak të emigracionit të punonjësve të tyre në kërkim të të ardhurave më të larta.

auto po1574073287