Reagon Presidenca: Nuk ndalojmë askënd të betohet tek noterja dhe tek parukierja…

70
Kandidatja per anetare te Gjykates Kushtetuese, Arta Vorpsi, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit te Ligjeve, i cili kishte thirrur ne nje seance degjimore tre kandidatet per anetare te Gjykatës Kushtetuese./r/n/r/nCandidate for member of the Constitutional Court, Arta Vorpsi, speaks at a meeting of the Committee of Laws, which had summoned at a hearing three candidates for member of the Constitutional Court.

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi reagoi pas lajmit se Arta Vorpsi është zgjedhur si anëtare e Kushtetueses te noterja.

“Lidhur me pyetjet tuaja për një lajm qesharak që qarkullon në media, dua t’ju sqaroj se:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta nuk ndalon askënd të betohet as tek noterja, as tek parukierja.

Presidenti Meta është betuar me dorë mbi Kushtetutë dhe për të Shqipëria dhe shqiptarët janë të parët”, thuhet në reagimin e presidencës.