Reagime të forta në Kosovë ndaj Ramës pas publikimit të hartës skandaloze

70

Kosova ka reaguar fuqishëm ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama pas skandalit të publikimit përmes Facebook-ut të tij të një harte ku Kosova shfaqej si pjesë e Serbisë.

Ky skandal ka sjellë reagime nga ana e zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Përmes postimeve në rrjetet sociale, ata i tregojnë Ramës se, Kosova është shtet i pavarur.

Në  një shënim në Facebook Ismet Beqiraj shkruan se, Kosova është shtet nga 17 shkurti i vitit 2008, ndërsa postimin e Edi Ramës e quan turpi i radhës.

“Për ata që “nuk e dinë”, për Edin e Shqipërisë, Kosova shtet i Pavarur e sovran është shpallur më 17 shkurt 2008, me hartën dhe kufijtë e saj. Nuk habitem me turpin e tij të radhës”, shkruan ai.