Ramën nuk ka më kush ta mbrojë!

78

Nga Edi PALOKA

Disa emisione politike nuk i ndjek me prej kohesh sepse me ngjallin krupen ata qe i kam quajtur me heret “sherbetor te mirepaguar e te keqperdorur” nga Rama ( se nuk mund ti quaj as gazetare e as analiste).

Eshte e vertete qe ata i mirepaguan Rama qe mos kene as personalitet e as skrupuj kur shesin fytyren neper ekrane po me sa duket paska dhe per ta limite. Rastesisht, ketu e atje kam pare qe as ata nuk dalin me hapur ne mbrojtje te Rames . Formalisht dhe ata e pranojne qe Rama e ka mbushur kupen e duhet te largohet, po kane filluar te perdorin rendom formulen ; “Rama do iki, po kush do vije”…

Nuk e di ne se ky “ndryshim” ka ardhur nga qe dhe keta te mirepaguarit kane kuptuar se te mbrosh Ramen sot eshte e turpshme apo ata qe i paguajne dhe i urdherojne kane kuptuar se te mbrosh ne menyre direkte Ramen, sot eshte jo efektive dhe ca me shume jep efektin e kundert.

Une besoj se eshte kjo e dyta, po sidoqofte fakti eshte qe Ramen nuk ka mbetur me njeri qe ta mbroje drejte per drejte po dhe ne se kane ndryshuar “taktike” , per fatin e tyre te keq, personazheve qe zbatojne taktikat e tyre , ju ka dale boja me kohe e jo vetem nuk i beson po as nuk i degjon me njeri.

Mbase e dini ate barcaleten e atij qe tha: “Kur nuk me ecen puna ne bordello, une nuk ndryshoj krevatet, po ndryshoj kurvat…”. E Rama nuk gjen dot te tjera. I kane mbetur keta qe i kane mbetur!