Rama-Veliaj propagandë me fasadën, kushtet në Qytetin Studenti mizerabël, ku shkojnë milionat e rikonstruksionit?

76

Pas rikonstruksionit të 11 godinave të Qytet Studentit dhe premtimeve të kryebashkiakut Erion Veliaj se studentët do të jetojnë në kushte bashkëkohore, asgjë deri më tani nuk ka ndryshuar.

Jashtë ambienteve të Qytet Studentit gjithçka duket e rregulluar, por gjendja brenda godinave ku jetojnë studentët lë shumë për të dëshiruara. Dushe të ndryshkura, dyer të thyera dhe pa doreza, papastërti, mure me myk. Gjendjen brenda godinave e pranojnë edhe vetë studentët.

“Katastrofale, myku i ka mbushur konviktet. Nuk është se ka kushte të mira. Pjesa që është e rikonstruktuar është pjesa e jashtme, kurse brenda është njësoj. Në konvikt kam parë edhe brejtës, akrepa. Problem është edhe larja e rrobave”.

“Jo aq e mirë sa thanë në fillim”. “Problematikat, që tek infrastruktura, tualetet. Dmth nuk është investuar aspak”

Rikonstruksioni i konvikteve ka qenë një nga kërkesat e studentëve në protestat e tyre të dhjetorit të kaluar, por siç pranojnë edhe vetë studentët gjendja në konvikte le shumë për të dëshiruar.