Rama, Revolucion Kulturor Kinez me nxënësit e shkollave, Vokshi publikon videon

85

Edi Rama dhe Rilindja janë të bindur në kthimin e Revolucionit Kulturor Kinez në Shqipëri.

Fëmijët të shkollave të ndryshme në Tiranë kanë dy muaj që lënë orët e mësimit për të marrë pjesë në provat e ceremonsisë së përurimit të stadiumit të ri kombëtar.

Siç shikohet edhe në video me qindra nxënës janë mbledhur në stadiumin ‘Selman Stermasi’ në Tiranë, për të qenë pjesë e dekorit të Ramës në stadium.

Pamjet janë publikuar nga ish-deputetja Albana Vokshi që shkruan:

‘Këto video e foto të shfrytëzimit të fëmijëve si në spektaklet kineze komuniste është një arsye më shumë për t’i dhënë fund kësaj qeverie, që u mbyll gojën mësuesve me një kërcënim për largim nga puna dhe që vendos sistemin e arsimit në shërbimin e propagandës për të mbuluar vjedhjen dhe korrupsionin qeveritar.’

‘Më keq se në Kinë…

Qindra fëmijë nga disa shkolla të Tiranës, Dëshmorët e Lirisë, Emin Duraku, Edith Durham, Vasil Shanto, Shkolla Baletit nuk bëjnë mësim prej dy muajsh. Ata janë të detyruar të marrin pjesë në provat e ceremonisë së përurimit të projektit korruptiv të familjes kryeministrore, stadiumit me kullë.

Pamjet në video janë xhiruar 3-4 ditë më parë, në orën 9 të mëngjesit. Në vend që të shkojnë në shkollë për të mësuar historinë, gjeografinë, gjuhën shqipe, fizikën apo kiminë, fëmijët mësohen të kërcejnë për të mbushur propagandën e Edi Ramës me spektakël rinor.

Fëmijët detyrohen ta bëjnë këtë që prej tetorit, pa i pyetur njeri, nëse është shi apo është diell, nëse është ngrohtë apo është ftohtë.

Është për t’u shqetësuar që mësuesit nuk kanë bërë asnjë ankesë për këtë shfrytëzim qeveritar të fëmijëve, duke lejuar shkeljen e të drejtave të fëmijëve për arsimim.

Këto video e foto të shfrytëzimit të fëmijëve si në spektaklet kineze komuniste është një arsye më shumë për t’i dhënë fund kësaj qeverie, që u mbyll gojën mësuesve me një kërcënim për largim nga puna dhe që vendos sistemin e arsimit në shërbimin e propagandës për të mbuluar vjedhjen dhe korrupsionin qeveritar.

#StopShfrytëzimitTëFëmijëve’

Gepostet von Albana Vokshi am Samstag, 16. November 2019