Puç institucional! Vorpsi betohet si anëtare e Gjykatës Kushtetuese tek noterja, nuk e njeh Presidentin!

106

Kandidatja për anëtare të Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi bën betimin te noteri dhe vetëshpallet anëtare në një kohë që Kushtetuta e parashikon betimin te Presidenti?! Me këtë veprim antikushtetues të iniciuar nga Rama, çdo noter në Shqipëri mund të marrë atributet e Presidentit…

Sipas ligjit, për të marrë detyrën, kandidatët duhet të betohen te Presidenti. Neni 129 i Kushtetutës e përcakton qartë se “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës”. Por duke hasur refuzimin e Metës, Vorpsi ka zgjedhur një rrugë krejt të pazakontë: betimin te noteri.

Betimi i gjyqtares Arta Vorpsi është kryer pranë noteres Miranda Xhemalçe pasi kreu i shtetit u shpreh se nuk do ta betonte Vorpsin si anëtare të Kushtetuese me pretendimin se me zgjedhjen e saj janë shkelur procedurat dhe Kushtetuta nga KED. Pas kalimit në Kuvend, Arta Vorspi ka zgjedhur të “driblojë” Presidentin e Republikës, Ilir Meta i cili shfaqi rezerva të forta për hapat që ka ndjekur KED-ja në lidhje me këtë kandidate.

Mediat raportojnë edhe fjalët që Arta Vorpsi ka artikuluar para noteres, ku ndër të tjera ka deklaruar: Me dorën mbi Kushtetutë, betohem!