Përfundon takimi i Presidentit me krerët e partive të opozitës, ja çfarë u diskutua

195

Pas rreth një orë e gjysmë ka përfunduar takimi i partive opozitare me presidentin Meta, i cili u mbajt në zyrën e kreut të shtetit.

Nën drejtim e kreut të opozitës, Lulzim Basha, takimi nisi në orën 09:00 në selinë e presidencës, pas një letre që Meta u drejtoi partive të opozitës.

Takimi ka të bëjë me situatën e rëndë politike dhe krizën në Gjykatën Kushtetuese.

Pasi dolën nga takimi, krerët e partive aleate të PD-së, nuk dhanë asnjë detaj në lidhje me atë që është biseduar.

‘Do të ketë një deklaratë zyrtare nga presidenca dhe nga kreu i PD-së Lulzim Basha’, tha Dashamir Shehi për mediat që prisnin jashtë presidencës.