Nuk përmbahet Blushi, sherr me gazetarin pse nuk ka klikime për Top-Channel

Drejtori i përgjithshëm i Top Channel, Ben Blushi është grinder me moderatorin Florian Agalliu pse nuk ka klikime në Top-Channel.

Këtë fakt e ka konfirmuar tashmë moderator Florian Agalliu, I cili ëhtë shprehur se nuk do të jetë më pjesë e Top Channel.

Moderatori do të largohet së bashku me të shoqen, Renisa Shabani, e cila ishte autore e emisionit “Në shtëpinë tonë“.

U tha gjithashtu se shkak i largimit është bërë një konflikt i Florianit dhe Renisës me drejtorin e përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushin.

Po cila ishte arsyeja e këtij konflikti?

Agjenti i emisionit “Thumb on” ka treguar se Ben Blushi kërkonte më shumë klikime nga emisioni pasi mesa duket ishte i pakënaqur nga shikueshmëria aktuale.

Një situatë e tillë ka shkaktuar debat dypalësh gjë që ka çuar në marrjen e një vendimi prej Florit dhe bashkëshortes së tij që të largohen përfundimisht nga Top Channel.

Gjithashtu mbrëmjen e djeshme në “Dance with me”, Flori pranoi largimin dhe tregoi se po punon me projekte të reja në Ora News.

blushi top channel compressor