Një ditë pas banditizmit shtetëror në Unazën e Re (Fotot e frikshme)

89

Këto janë pamjet e e frikshme të banditizmit shtetëror ditën e djeshme në Unazën e Re.

33 objekte, godina banimi dhe biznese, u shembën nga fadromat e IKMT brenda 12 orësh: nga ora 7 mëngjesit të djeshëm e deri në orën 19 të mbrëmjes, nën një rrethim të fortë policor dhe përplasjeje të dhunshme të banorëve dhe Policisë.

Banorët e kësaj zone janë pro, ndërtimit të rrugës së re me të gjitha veprat e saj; kërkesa e tyre, për të cilën ata protestojnë me vendosmëri prej m%se një viti, është të mos dëbohen pa u kompensuar.

Ndërkohë që duket se, pavarësisht shembjeve, ata nuk do të heqin dorë nga beteja ligjore, këto janë pamjet e asaj që mbeti në Unazën e Re të Tiranës.