Monstra Rama publikon hartën e Milosheviçit të Kosovës nën Serbi, pastaj e fshin

104

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një hartë në të cilën Republika e Kosovës figuron brenda territorit të Serbisë.

Duke iu uruar mirëmëngjesi ndjekësve të tij në Facebook me një fytyrë të zgërdhirë, Rama ka treguar hartën e “investimeve për sigurimin e furnizimit me 24 orë me ujë në zonat rurale të vendit nga veriu në jug” të Shqipërisë në kuadër të një videoje që e ka shpërndarë disa orë më parë.Por, ajo që shqetëson, siç mund ta vini re, është se territori i Republikës së Kosovës është lënë brenda Serbisë.

Kryeministri hodhi sot në faqen e tij zyrtare një video ku tregonte për një investim për furnizim me ujë, ku gabimisht ka përdorur një hartë në të cilën Kosova paraqitej si pjesë e hartës së Serbisë.

Menjëherë sidomos në Prishtinë shpërthyen kritikat. Kështu Arben Gashi deputet i LDK-ja në një deklaratë për Gazetën Express tha se Ramës nuk i falen gabimet të tilla. “Nuk i falet edhe nëse është e paqëllimshme që kryeministri i Shqipërisë me bë asi gabime” ta ai.

Dhe sipër të treguar se ishte vërtet një lapsus zyra e shtypit në kryeministri ka ndërhyrë duke edituar videon, dhe duke e shkurtuar atë për të mos u parë e gjithë harta ku Kosova përfshihej në Serbi