Mbyllet fabrika me 800 punëtorë në Kukës: Berisha: Gjici feston me kryegjykatësin me këngë dhe puro

245

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar pas hedhjes në rrugë të 800 punëtorëve të fabrikës së pasurimit të kromit në Kalimash.

Kryetari monopartiak i Bashkisë së Kukësit Safet Gjiciqëndron në prapaskenën e kësaj drame për 800 familje kuksiane, fatkeqësisht, në bashkëpunim me kryetarin Gjykatës Isuf Shehun, njeriun tek i cili këta punëtorë shpresonin të gjenin të drejtën.

Ish-Kryeministri Berisha e ka denoncuar me forcë sot këtë padrejtësi duke i drejtuar gishtin e akuzës, kryebashkiakut Safet Gjici.

“Mbyllet fabrika me 800 punëtorë nga Gjici i bankave të vjedhura me rojet e tij. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha në Facebook.

Që nga data 1.11 2019, ndalon puna në fabrikën e pasurimit të kromit në Kalimash. Mbi 800 punëtorë të fabrikës dhe galerive të kromit, pa punë! Pushteti lokal i emëruar i Rilindjes, shkaktar i këtij skandali!

Kompania i është drejtuar Gjykatës së Kukësit, ndërkohë kryetari i Gjykatës, Isuf Shehu, feston çdo ditë me këngë e me puro me Safetin! Ja po te nis disa foto.
Të përshëndes me shumë nderime