Maskat grabisin 300 mijë euro në një banesë, e moshuara rrëfen tmerrin: Thanë jemi policë, me gur fresibël hapën kasafortën…

Dalin në dritë të tjera detaje nga grabitja që ndodhi dje në një banesë në Fushë-Milot. 3 persona të maskuar pasi hynë në banesën e Taf Shabanit, vodhën prej aty një shumë prej rreth 300 mijë eurosh.

Denoncimi është denoncuar në polici. Sipas kallëzimit: Në orët e mbrëmjes së kaluar, tre persona janë futur në banesën e Taf Shabanit në Fushë-Milot. Në banesë ndodhej vetëm e zonja e shtëpisë dhe pasi autorët janë paraqitur si punonjës policie, kanë hyrë në katin e dytë të banesës duke zbërthyer kasafortën ku dhe ndodheshin paratë. Pasi kanë marrë paratë dhe disa sende me vlerë ata janë larguar.

Dëshmitare e skenës së vjedhjes është bërë e zonja e shtëpisë, e cila ka treguar momentet e tmerrit që përjetoi teksa 3 persona të maskuar iu shfaqen në banesë. Në një rrëfim për ‘Neës24’ Hume Shabani tha se në kasafortë ishin lekët e të gjithë fëmijëve, të cilët prej 30 vitesh punonin si emigrantë. Ajo tha se autoret kishin hapur kasaforten me gur freksibel.

“Ka ndenjur burri me vajzën ca kohë në Tiranë, ajo ka punuar dhe i ka futur eurot këtu me i ruajt e shkreta. Kalamajtë kanë 30 vjet andej që punojnë. Ishin 3 veta. Unë u thash si vini pa një kryetar komune apo dhe me një operativ zone. I thash se ku e gjetët shtëpinë time?!Ishin të maskuar. Njëri prej tyre, ishte i vogël, e hoqi maskën dhe tha; ‘mos u tremb’. Por jam operuara dhe nuk shoh mirë.

Ai e vuri prapë maskën. Njëri ruante që nga rruga. Kishin parë gur freksibël. U thash; “a jeni diversant? Si e prekni gjënë e juaj”. Ishte ora rreth 17:00. Plaku ishte duke pirë kafe me një bashkëfshatar. Kur e kuptova se ishin hajdutë doja të merrja policinë në telefon, por nuk më lanë.

Ma morën celularin. Më thoshin; ku e ke djalin? Ka dalë djali nga burgu? ku ke armë? Ka lënë djali armë? Më pas e kuptova. Ata ikën dhe morën të gjitha. Më pas dola poshtë dhe njoftova plakun.

Plaku desh vdiq. Policia erdhi më pas. Djali është në burg (ne burg ne Itali). Se di për çfarë e morën. Xhevair Shabani e ka emrin djali im. Po ben gati 1 vite e gjys ne burg’, rrëfeu e tronditur nëna.

vjedhje maska terror