Makutëria nuk ndalet! Rama tjetër tender Fushës, 3.6 miliardë lekë nga shteti

Kompania “Fusha SHPK”, me pronar Shkëlqim Fushën ka fituar tenderin për ndërtimin e Segmentit II në Shëtitoren e Vlorës si dhe segmentit deri tek Tuneli.

Fitimi i tenderit është bërë publike nga OpenProcurement.al, e cila kjo komoani është shpallur fituese edhe për segmentin tjetër të Shëtitores së Vlorës. Njoftimi për fituesin e tenderit është bërë javën e fundit, ndërsa gara nga Fondi Shqiptar për Zhvillim është shpallur në muajin Gusht 2019.

Vlera e ofertës fituese është 385.173.305 lekë. Në garën për tenderin morën pjesë 6 kompani shqiptare dhe procedura është shënuar nga sistemi për Prokurime Transparente si tender me risk Flamur të Kuq, pasi janë skualifikuar tre konkurrentë edhe me ofertë më të ulët.

Kujtojmë se Fusha SHPK ka fituar edhe tendera të tjera për rikonstruksionin e disa bulevardeve dhe shëtitoreve të shpallura nga Fondi Shqiptar për Zhvillim si:

Vazhdim i Shëtitores së Vlorës

Shëtitorja Naim Frashëri në Sarandë

Rikonstruksion i Bulevardit Vlorë

Ndërtim i Shëtitores Mak Albania Golem Kavajë

Rehabilitim i Gjelbërimit anësor dhe hyrje dalje në qendrat e banuara në segmenti Levan Kakavijë

Ndërtim i Shëtitores së Sarandës.

Shpesh opozita në deklaratat e saj e ka cilësuar Shkëlqim Fushan si një oligark të kryeministrit Rama.