Kush është gjyqtari që iu vodh makina dhe u përdor për ngjarje kriminale

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala ka treguar skenarin se si një gjyqtar i shkallës së parë ka rënë pre e një ngjarje kriminale.

Në një postim në rrjetin social Facebook, gazetarja shkruan se makina e gjyqtarit është vjedhur nga persona të paidentifikuar të cilët e kanë përdorur makinën në një ngjarje kriminale dhe më pas e kanë kthyer sërish brenda, pa e marrë vesh gjyqtari.

Kjo është zbuluar nga Policia, që më pas ka kontrolluar edhe shtëpinë e gjyqtarit.

Postimi i plotë

Policia troket ne dyert e nje gjyqtari te shkalles se pare. Me argumentin se i kane vjedhur makinen policia i kontrollon imtesisht shtepine. Gjyqtari nuk kishte asnje dijeni qe i ishte vjedhur makina.

Por doli ne fakt qe mjetin ja kishin vjedhur, ja kishin perdorur ne nje ngjarje dhe ja kishin kthyer prape. Kjo e gjitha brenda nates. Ngjarja eshte me fakte te verteta. Por ama me duket se skenar filmi.