Kundër gjithkujt dhe pro askujt!

98

Nga Elona CASLLI

Për çdo çështje, kushdo mban një qëndrim të caktuar.
Cilido qoftë qëndrimi, është pashmangshmërisht i denjë për respekt pasi pasqyron optikën e një individi të caktuar.

Që të shprehësh mendimin kundër një ngjarjeje, është një e drejtë e pamohueshme, por nuk mjafton.

Kundërshtimi duhet të shoqërohet edhe me një zgjidhje nga ana e Kundërshtuesit.

Një kundërshtim pa një zgjidhje nuk sjell asnjë ndryshim, veçse prodhon “Kundërshtarë të Përjetshëm” të cilët janë Kundër gjithkujt dhe Pro askujt.

Post Scriptum- Thuhet se kush është mik i gjithkujt është miku i askujt dhe në rastin konkret kush është Kundër gjithkujt është Pro Askujt.