Kosova tenton kualifikimin në ‘Euro 2020’ përmes Ligës së Kombeve

Kosova i ka mbyllur me humbje kualifikimet për ‘Euro 2020’, duke përfunduar e treta në Grupin A me 11 pikë të grumbulluara.

‘Dardanët’ u mposhtën 0-4 nga Anglia në sfidën e fundit në ‘Fadil Vokrri’.

Kosova humbi shansin e parë për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian, por ëndrra e ‘Dardanëve’ vazhdon.

‘Dardanët’ do të tentojnë Evropën përmes Ligës së Kombeve.

Pengesa e parë është Maqedonia në gjysmëfinale të Nations League dhe në rast fitores, do të kenë punë me fituesin e duelit Gjeorgji-Bjellorusi.

Ndeshja me Maqedoninë do të luhet në mars, çka do të thotë se Challandes do të ketë mjaftueshëm kohë që të studiojë kundërshtarin.

Madje, ai ka konfirmuar se të martën mbrëma do të

“Nuk e kam pasur Maqedoninë e Veriut deri dje në orën 20:00, por tani e kam mendjen atje”, tha Challandes në Klan Kosova.

“Nuk dua ta studioj, vetëm i shikoj rezultatet, dhe nuk mund të jap mendim për ta”.

“Nesër do të jem në Shkup dhe do ta filloj punën për këtë ndeshjen. Do të jetë një kundërshtar i fortë në Shkup. Pres një lojë të vështirë”.

“Do t’i përcjell lojtarët e mi nga tani për ndeshjen e marsit, por nuk i frikësohem Maqedonisë së Veriut. Më duhet të them se iu frikësova paksa Anglisë”, shtoi mes tjerash Challandes.

Ai foli edhe për shumë gjëra tjera, ne veçanti finalen e Nations League në Ligën D.

Të premton do të hidhet shorti se ku do të zhvillohet finalja, që ka mundësi të luhet edhe në “Fadil VOkrri”.

Kjo do të thotë se në rast fitores kundër Maqedonisë, Kosova për 90 minuta mund të kërkojë në shtëpi fitoren kundër fituesit të duelit Gjeorgji-Bjellorusi.

“Të premten shkojmë në Lion për shortin që do të hidhet dhe shpresoj se do ta luajmë finale këtu në fund në Prishtinë”, tha Challandes, duke u shprehur optimist para ndeshjes me Maqedoninë.

Challandes beson se deri në mars, Kosova do të jetë gati për ndeshjet e ‘play-offit’ në Nations League.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes flet për ecurinë e Kosovës në kualifikimet për Euro 2020 dhe shanset e Kosovës për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian, tani përmes Ligës së Kombeve.

“Do të jetë një kundërshtar i fortë në finalen e Shkupit. Pres një lojë të vështirë. Ne do të jemi të gatëm për atë ndeshje .

“E dimë se nuk do të jetë e lehtë, do të jetë lojë e vështirë, do të bëjmë përgatitjet e duhura”.

“Deri më tani kemi pasur sukses, kemi luajtur lojë të mira, por duhet të vazhdjmë të rritemi, të vazhdojmë me punën që kemi bërë deri me tani”.

Ëndrra e Kosovës për Euro 2020 vazhdon.

‘Dardanët’ do të tentojnë të shkojnë në Evropë përmes Ligës së Kombeve.

Pengesa e parë është Maqedonia në gjysmëfinale të Nations League dhe në rast fitores, do të kenë punë me fituesin e duelit Gjeorgji-Bjellorusi.

Challandes ishte skeptik kur nënshkroi me Kosovën, por brenda pak më shumë se një viti, ai u befasua për të mirë nga përkrahja e madhe e tifozëve. Ai ndër të tera foli edhe për Nations League…

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, është mysafir në Info Magazinë të Klan Kosovës.

Mysafirët tjerë të ftuar në studio për të dëgjuar intervistën e Challandes, ‘Dardanë’ të rinj, i kanë bërë befasi Challandesit në hyrje të emisionit.

Ata kanë duartrokitur për trajnerin dhe kanë kënduar këngët e tifozerisë së ‘Dardanëve’.

Challandes dukej mjaft i emocionuar me këtë pritje, ndërkohë që tha: “Kurrë s’ma ka marrë mendja që do të kem një mbështetje kaq të madhe, kaq të mirë. Tash po e dini se jemi në fund të rrugëtimit. Të premten shkojmë në Lion për shortin që do të hidhet dhe shpresoj se do ta luajmë finale këtu në fund në Prishtinë”.

Ëndrra e Kosovës për Euro 2020 vazhdon.

‘Dardanët’ do të tentojnë të shkojnë në Evropë përmes Ligës së Kombeve.

Pengesa e parë është Maqedonia në gjysmëfinale të Nations League dhe në rast fitores, do të kenë punë me fituesin e duelit Gjeorgji-Bjellorusi.