Këngëtari nga Kosova: Ndihmat nuk po u jepen të prekurve nga tërmeti, por përdoren për qëllime të tjera

214

Prej shumë artistëve shqiptarë është edhe reperi Capital T, i cili i ka ndihmuar në masë të madhe personat e prekur nga tërmetet në Shqipëri.

Ndonëse po vazhdon të jetë mjaft i angazhuar, i njëjti së fundmi ka njoftuar se nuk ka nevojë më për ndihma, pasi në depot shtetërore kanë filluar edhe të keqpërdoren shumë nga gjërat materiale të sjellura nga Kosova.

Ai ndër të tjerash apelon se të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuuojnë me ushqim, veshmbathje e gjëra të tjera t’i dërgojnë ndihmat direkt te nevojtarët.

“Apel, s’ka më. Nevojë për ndihma në depot shtetërore që thuhet se edhe po keqpërdoren, sepse të gjitha depot që mbledhin ushqim e veshmbathje që kontrollohen nga shteti janë të stërmbushura”.

“Dhe sipas informacioneve që kam nuk po shpërndahen te njerëzit në nevojë por po ruhen për qëllime të tjera. Tani ndihmat i bëni direkt nëpër fshatrat e prekura ku keni mundësi ndërsa keqpërdorimet që po bëhen le t’i mbajnë në ndërgjegjet e tyre ata që po i bëjnë sepse gjithçka zbulohet shumë shpejt”, ka shkruar ndër të tjerash 28-vjeçari.

Ditën e djeshme, Kapo ka qëndruar tërë kohën atje dhe në Kosovë bëri të ditur se ka arritur t’i sistemojë 200 persona në bashkëpunim me shokët e tij të shkollës së mesme.

“Arritëm të sistemojmë rreth 200 persona në kohë rekord për 40 minuta. Së bashku me shoqërinë e shkollës së mesme që pa hezitu mirëpriten thirrjen time me një vullnet të jashtëzakonshëm”, thuhet në njoftimin e reperit.