Italia e alarmuar: Në Shqipëri po qeveris Mafia…

189

Prokurori i Antimafies italiane, Federico Cafiero De Raho, cili po zhvillon një vizitë pune në Tiranë ka lëshuar ditën e sotme nga një takim në ministrinë e Drejtësisë, deklarata të forta për sa i përket fuqisë dhe shtrirjes së krimit të organizuar shqiptarë.

Sipas tij krimi shqiptar ka një bashkëpunim të ngushtë me organizata të tjera të huaja, siç është edhe Ndragheta, me synim kontrollin e territoreve dhe porteve në Europë dhe më gjerë.

“Me kriminalitetin e Ndragetës krimi shqiptar ka lidhur marrëveshje, punojnë shpesh të dyja palët dhe organizata zhvillohet mbi një territor të tërë evropian, mbi portet e Evropës, organizatat marrin sasi të mëdha kokaine të eksportuara që kthehen në pasuri që shtrihen jo vetëm në Evropë, organizata italiane Ndrageta e ka shtrirë edhe në Kanada, Amerikë veprimtarinë e saj, ka baza të fuqishme dhe kjo e bën të mundur të jetë shumë e përhapur e të vërë mënjanë një pasuri shumë të madhe”, ka thënë sot De Raho.

Gjithashtu ai duke folur për ndryshime në legjislacion nën shembullin e Italisë, të cilat do ta bënin më efikase luftën kundër krimit të organizuar, ka theksuar se duhet ndaluar mafia që të qeverisë e të mbajë lidhje me jashtë.

“Me angazhimin që Italia ka treguar në luftën kundër krimit mafioz në vitet 80-90 por edhe kundër grupeve të tjera kriminale Italia ka fituar një legjislacion shumë të fuqishëm, aty ku u mendua që të gjendeshin mënyra specifike për luftën ndaj mafies.

Italia po përpiqet ta përhapë si konfiskimi parandalues që është mjet shumë i duhur për të goditur pasuritë mafioze, ai politikan qe e hartoi legjislacionin u vra nga mafia dhe parlamenti priti deri sa u vra dhe prefekti i Plermos dhe më pas parlamenti miratoi një ligj themelor që përmirësoi mjetet, por duhet të ndodhte edhe ngjarja e rëndë ku u vra gjyqtari Falcone me eskortën e tij që të miratoheshin dispozitat ligjore, që ka të bëjë me regjimin në burg të posaçëm për ata që kanë kryer vepra penale mafioze.

Drejtësia shqiptare është duke përshkuar një rrugë të ngjashme me atë të Italisë, duhet ndaluar mafia që të vazhdojë të qeverisë e të mbajë lidhjet me jashtë”, tha mes të tjerave prokurori De Roho.