Gjata flet pse Presidenti Meta nuk ka marrë vendim për shpërndarjen e Parlamentit

“Jemi në kushtet ligjore të shpërndarjes së Parlamentit, por Presidenti Ilir Meta nuk bën shpërndarjen e tij, pasi nuk do t’i hedhë benzinë zjarrit” .

Kështu shprehet Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, në studion e FaxNeës.

“Parlamenti ka rënë pasi nuk ka 140 emra. Që këtu duhej bërë shpërndarja e tij. Por Meta nuk e bëri shpërndajen pasi nuk donte t’i vinte benzinë zjarrit. Meta po tregohet presidencial, pasi vendi është në krizë të rëndë. E kuptoni çfarë po ndodh? U qëllua në mes të ditës, një prokuror, i cili pak ditë më parë u kërcënua nga Kryeministri.

Kjo situatë po ia kalon edhe vitit ’97 për sa i përketë kriminalitet. Policia nuk i afrohet “kokave” të mëdha të krimit. Parlamenti nuk quhet më Parlament. Politika është kapur nga krimi. Të arrijë kryeministri të zhdukë hartën e Kosovës, është krim. Ky nuk është shqiptar”, tha Gjata.

Lidhur me përplasjen e Metës me kreun e KED-së, Ardian Dvorani, Gjata tha se Presidenti nuk thotë kot, që do e çoj në prokurori se ka probleme.

“Presidenti po bën balancën, pasi nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, nuk kemi Gjykatë të Lartë. Sjellja e Dvoranit solli përplasjen e pashmangshme me Metën. Ka të drejtë Presidenti, pasi ka shpërdorim detyre. Ndërsa Komisioni Hetimor që kërkon zgjatje hetimesh, është e qartë që nuk kanë asnjë provë për Presidentin. Nuk do të nxjerri asnjë provë kundër Ilir Metës”, tha ai.