Fotot e dhunës policore ndaj invalidit tek “Astiri”

71

Gjatë aksionit të Policisë dhe të IKMT-së, mëngjesin e të martës, të cilët zbarkuan në zonën e Unazës së Re, ku dëbuan me dhunë banorët dhe nisën shembjen e shtëpive, disa nga banorët u shoqëruan në polici, ndërkohë që shumë prej tyre dhe janë dhunuar.

Së fundmi, avokati Artan Manushaqe, i njohur si një nga personat që ka mbrojtur kauzën e banorëve të Astirit, ka publikuar disa foto të një banori, i cili është shoqëruar me dhunë nga policia.

Sipas Manushaqes, banori është invalid dhe në foto shihet se prangat e kanë shtrënguar aq shumë sa për pak i kanë këputur dorën.

“Gent Alla. Syrin sic e shikoni dhe prangat ja kane shtrenguar aq forte sa desh i kane keputur doren e paralizuar!

Geni eshte invalid e njeri i drejte e i mire, ka probleme edhe me te folurin por nuk ka problemet e trurit sic i ka rama e mercenaret e tij!”, shkruan Manushaqe.