Fizionomia e një realiteti të trishtë…

108

Nga Orjola PAMPURI

Te jetosh cdo dite mes hallesh, e stresi, sa nga varferia, sa nga papunesia, e sa nga deshira e erret e perverse e disa individeve, per te mos pranuar, e pare te miren ne sy. E ndersa, bejme moral, nga mengjesi ne darke, nga ana tjeter, rendim si individe me ndergjegjie te frustruar, duke i rrahur krahet imoralit e intrigantit, si te frikur, e pa identitet.

Sot po jetojme mes shume padrejtesive, mes imoralitetit, mes padijes, mes heronjve shterpe, e heroinave te stilit trojan, mes genjeshtres, mashtrimit, horrave e hajduteve, intriganteve e hipokriteve, histerikeve e te frustruarve, te cilet njeherazi hedhin litaret te te terheqin ne habitatin e tyre, te piste, e te neveritshem.

Dhe e gjitha kjo per t’i bere sa me shume miq vetes, per te shtuar numrin e te barabarteve me ta. Por tek i miri, i ndershmi nuk ngjit balta e piset e te baltosurit ne ndergjegjie, moral e integritet. Hija e se shkuares na ndjek pas, sado te mundohemi te baltosim te tjeret, balta qe ka ngjitur prej bemave nder vite nuk c’ngjitet me.

Te ndertosh keshtjella diten me intrigat e nates, te ndertosh ide mbi te kunderten e mendimit, do te thote te besh filozofi, mbi bazat e asgjese dhe per asgje, por ne sherbim te vetes. Vetes mund t’i sherbejme ne 1001 menyra, por ajo qe do te na sherbente vertet eshte qe ta ndertonim veten me ndihmen e vetes, jo duke vene ne sherbim te vetes me te keqen e vetes dhe te te tjereve. Ndoshta e gjitha kjo do te ishte e pamundur ne nje bote si kjo…

Ndoshta individe te tille edhe i sherbejne botes, na sherbejne te gjitheve, ndryshe nuk do te mesonim te keqen, te ligen, nuk do te dinim nga se te mbroheshim, dhe si te mbroheshim, ndoshta me specie te tilla duhet te ‘luftosh’ por jo te mendosh qe s’duhet te egzistojne, ndoshta egzistenca e tyre na ben me te forte, perballe figures se tyre te mjere……

Ndaj bota eshte e bukur, kur je i paster, i drejte, i formuar, i moralshem ke fuqine te luftosh me cdo “hijene”qe te del para. Ndaj ta cojme deri ne fund betejen, e mira do triumfoje.

Asnje hap pas!