Elvis Naçi: 5000 fëmijë jetimë do kurohen falas në Spitalin Continental

136

5000 fëmije jetimë tashmë do të kenë një trajtim special mjekesor dhe mbi të gjitha pa asnjë pagesë. Lajmin e ka dhënë Elvis Naçi në rrjetet sociale. Naçi shkruan se ka nënshkruar kontratën me Shoqatën Kombëtare të Jetimëve e cila ka të regjistruar 12 mijë familje me fëmijë jetimë.

Fëmijet jetimë do te marrin trajtim shëndetësor falas ne Spitalin Continental por jo vetem ata do të perfitojnë nga fondacioni “Firdeus” ndihma me pako ushqimore dhe artikuj shkollorë në çdo fillim viti.

Në këtë mënyre jo pak por 5000 fëmije të cilët në shumicën e rasteve janë me probleme te theksuara sociale apo te varfer do të kenë tani e tutje një spital ku mund të kurohen pa paguar asgjë duke pasur parasysh sa rëndon shëndetesia në familjet me një prind. Elvis Naçi ka falenderuae çdo shqiptar dhe shqiptare që me lekun e paster të punës me djersë, e bëri të mundur këtë arritje të madhe.

Elvis Naçi me siguri ka bërë të lumtur me këtë lajm qindra e qindra nëna dhe jo vetem. Heqja e shpenzimeve ështe padyshim një hall më pak për to. Elvis Naçi padyshim ështe një dritë shprese se e nesërmja do jetë më e mirë dhe e sigurt për 5000 fëmijë jetimë duke përcjellë keshtu solidaritet të pashembull shoqëror.

‘Të nderuar motra dhe vëllezer Shqiptarë ja arritëm kësaj ditë të madhe. 5 mije jetimë, do të marrin trajtim shëndetësor falas në Spitalin Continental, si edhe ndihma ushqimore se bashku me artikujt shkollore në çdo fillim viti për të marrë një arsimim sa më cilësor.

Për këtë u nënshkrua kontrata me Shoqatën Kombëtare të Jetimëve e cila ka të regjistruar 12 mijë familje me fëmijë jetimë. Falenderojme pa fund çdo shqiptar dhe shqiptare që me lekun e paster dhe të punës me djersë, na e bëri të mundur këtë arritje të madhe.” shkruan Naci.