Ekspozita e Avni Delvinës “Notre Drame de Tiran” “përmbyt” Teatrin Kombëtar!

102

Avni Delvina, artisti i njohur që prej vitesh jeton jashtë vendit, çeli pasditen e sotme një ekspozitë të shumëpritur e cila vjen si mbështetje dhe suport për qëndrestarët e Teatrit, artistë e qytetarë që prej 20 muajsh protestojnë e mbrojnë ndërtesën, truallin e trashëgiminë e bukur kulturore të lidhur me të.

40 grafika me shumë domethënie e me stilin e veçantë “delvinian”, përmes të cilave Teatri Kombëtar del në dritë si kurrë më parë.

Teatri u mbush plot e përlot në çeljen e ekspozitës morën pjesë edhe lideri i opozitës, Lulzim Basha, ish-Kryeministri Sali Berisha, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe poltikanë të tjerë.

“Kam rreth dy muaj që punoj intensivisht për realizimin e kësaj ekspozite, duke krijuar një sërë punimesh të reja enkas për Teatrin Kombëtar, si dhe duke ripunuar e transformuar disa punime të publikuara më parë”, do të shprehej artisti Avni Delvina.

Ekspozita do të qëndrojë në ambjentet e Teatrit Kombëtar gjatë gjithë javës në vijim, ndërsa për qytetarët që duan ti shijojnë nga afër 40 veprat e Delvinës, nga ora 17:30 deri në 19:00 hyrja është e lirë.