Dy pyetje të munguara për kandidatin prioritet për Kryeprokuror

164

Nga Basir ÇOLLAKU

Kandidati Olsian Çela, i renditur i pari në garën për Prokuror të Përgjithshëm, saktësoi mjergullën nëse ishte nipi i Aranit Çelës, prokurorit vrasës të diktaturës. Bëri mirë. Nuk është. I dha përgjigje këtij rasti delikat, media paska nxituar..!!

Por ajo çka nuk shtoi në saktësimet moralo- profesionale Prokurori, ishin dy detaje të rëndësishme.

Së pari, dosja “Xibraka” mosankimimin nga ana e tij, si përfaqësuesi i akuzës, pas vendimit të harkuar e zbutur të Gjykates. Ankimim i bërë nga të pandehurit, të cilet e ulën sërish dënimin. Akuzat publike e mediatike rreth kësaj dosje, ku u prangos dhe dënua nipi i diktatorit Hoxha, kanë folur për Olsi Ramën si të përfshirë në këtë aferë kriminale të trafikut.

Asnjë anëtar i KLP nuk e pyeti kandidatin Çela, në seancën dëgjimore, intervistën e tij, rreth kësaj ngjarjeje domethënëse për pavarësinë e Prokurorit dhe interesin e lartë publik! As për shkëmbimet e banesave në shitje-blerje mes tij dhe nënës duke nxjerrë fitim të çuditshëm!

Keto nuk jane detaje te parendesishme. Mosmarrja në konsideratë dhe lënia në asgje si periferi pakujdesie, apo aftësi llogarie, eshtë një shkujdesje dashamirëse, e cila ngjason me tepri nga një vëmendje jo fort anonime. Këtu është rasti ku Kokaina reflekton veten qartë si drogë e fortë…

Dhe së dyti, pretendimi deri më tani mediatik për nje doktoraturë. E ka kryer këtë kualifikim kandidati Çela? Në Shqipëri, Bullgari, siç është përmendur në media sociale apo kund tjeter??!!

Nëse po, e ka bërë prezent më herët gjatë karrierës për efekte financiare dhe konkurimesh?

Nëse jo, ta shuajë dhe këtë dyshim jo tërësisht rastësor, rreth CV së tij..!!!

Në faqen e KLP ka zero informacion për jeteshkrimin e tre garuesve për drejtues të Prokurorisë!!!

Thua kaq keq me fonde është Keshilli i Lartë i Prokurorisë, apo ka siklete të tjera në këto kohe të trazuara drejtësie, për të mbajtur në hije. Transparencë e kompleksuar apo regji e organizuar. Çfarë është??! Nuk kanë ndodhur të gjitha rastesisht.