Cavani i kërkoi që të rrihen, Messi: Kur të duash…

59

Për të dytën herë brenda vetëm disa ditëve, Lionel Messi e pati një zënkë në fushën e lojës me një kundërshtar. Por, ylli i Barcelonës ishte shumë afër të rrihej me Edinson Cavanin këtë herë.

Të premten, trajneri i Brazilit, Tite, pretendoi se Lionel Messi i kishte thënë atij ta mbyllte gojën, gjatë përballjes që Argjentina e fitoi falë golit të shënuar nga Messi afër fillimit të ndeshjes.

Të hënën, gjatë ndeshjes mes Argjentinës dhe Uruguait, Messi arriti ta zemërojë Cavanin edhe më shumë. Ata të dy u përfshinë në një zënkë në fushë, ndërsa gazeta Ole raporton se sulmuesi i PSG-së u kërkoi kundërshtarit të tij të rrihen.

Në përgjigje, pesë-herë fituesi i Topit të Artë i tha: “Kurdo që të duash!”.

Why is messi acting like cavani wouldn’t kick his ass in pic.twitter.com/LnQC32tMda

— A. (@IconicCristiano) November 18, 2019

Incidenti ndodhi pasi Cavani e kishte kaluar Uruguain në epërsi. Sipas gazetës Ole, bashkëlojtari i Messit në Barcelona, uruguaiani Luis Suarez u detyrua t’i ndajë ata të dy në tunel, pas pjesës së parë.

Gjithcka nisi nga një ndërhyrje në Messin nga një bashkëkombës i Cavanit dhe ata të dy pastaj filluan të ziheshin pasi Messi iu ankua gjyqtarit për atë ndërhyrje.

Ndeshja përfundoi me rezultat 2:2. Messi e shënoi njërin gol, ndërsa e asistoi tjetrin, ndërsa edhe Aguero shënoi edhe në pjesën e dytë të ndeshjes për Uruguain.

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Edinson Cavani, e ka konfirmuar se ai e kishte pasur një shkëmbim të zjarrtë fjalësh me Lionel Messin gjatë barazimit 2:2 në miqësoren mes Uruguait dhe Argjentinës të hënën, pasi u raportua se ai i kishte ofruar argjentinasit të rriheshin.

Gjatë pjesës së parë, kur Uruguai kishte qenë në epërsi falë një goli të Edinson Cavanit, Lionel Messit kishte reaguar i zemëruar pas një ndërhyrjeje nga mesfushori i Uruguait, Matias Vecino.

Pas konfrontimit, Ole raportoi se Cavani e kishte pyetur Messin: “A dëshiron të rrihemi?”, ndërsa ylli i Barcelonës i ishte përgjigjur: “Kurdo që të duash, kurdo që të duash”.

Dyshja më vonë nga Luis Suarezi i Uruguait, bashkëlojtar i Messit në Barcelonë, përderisa edhe mbrojtësi Diego Godin tentoi t’i qetësojë lojtarët.

Kur u pyet për këtë incident pas ndeshjes, Cavani e konfirmoi se kishte pasur konfrontim mes dyshes, por ai tentoi ta ulë vlerën e atij incidenti.

“Po, kështu është futbolli. Kështu janë ndeshjet e Clasicos (përballjes mes Argjentinës dhe Uruguait). Ky është futbolli”, tha Cavani, kur u pyet për incidentin, pas ndeshjes.

Argjentina e barazoi rezultatin përmes një goli të Sergio Aguero, mirëpo Uruguai kaloi sërish në epërsi përmes golit të shënuar nga gjuajtja e lirë nga Luis Suarezi.

Megjithatë, Messi qeshi i fundit, pasi që ai arriti të tregohet i saktë nga pika e penalltisë, për t’u siguruar që Uruguai të mos largohet nga ajo përballje me një fitore.

Goli i barazimit, i shënuar nga Messi në minutat e fundit të ndeshjes, bëri që Argjentina të mbetet e pamposhtur nga Uruguai që katër ndeshje.