Berisha publikon videon: “Rrëmbehet” qytetari në mes të sheshit

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas rrëmbimit me forcë të një qytetari nga punonjësit e Gardës , i cili me revoltën e tij ndaj politikës, u bë viral në rrjetet sociale.

Gjithçka ka ndodhur në sheshin ‘Skënderbej’, aty ku Ministria e Bujqësisë dhe Bashkia Tiranë po zhvillojnë një aktivitet për produktet bujqësore dhe blegtorale.

“Narkobanditë civilë në një akt antikushtetues rrëmbejnë qytetarin në mes të sheshit. Krim i shemtuar! Ndiqni videon e mëposhtme”, shkruan Berisha në reagimin e tij.

Narkobandite civil ne nje akt antikushtetues rrembejne qytetarin ne mes te sheshit. Krim i shemtuar! Ndiqni videon e meposhtme! sb

Gepostet von Sali Berisha am Montag, 18. November 2019