Bashkia, masakër ndaj qytetarëve, reagon Berisha: I rrjepin me taksa pa hyrë ligji në fuqi

62

Edhe pse taksa nuk ka hyrë ende në fuqi, Ujësjelli i Fierit vazhdon t’ju marrë qytetarëve në faturat e ujit edhe taksën e banesës.

Kështu shprehet një qytetar, i cili përmes Facebook-ut të ish kryeministrit Sali Berisha, bën publik denoncimin.

“I rrjepin me taksa pa hyrë ligji në fuqi!”, shkruan Berisha ndërsa publikon denoncimin e qytetarit.

“Ujësjellësi Fier ka muaj që në faturën e ujit na ka vendosur taksën e banesës. Kjo taksë akoma s’ka hyrë në fuqi. Nuk ka PD e Fierit një avokat ta çoj në gjyq ujësjellësin që një gomar që kanë vendosur për drejtor mos të na vjedh kaq kapur”, shkruan qytetari.

Ujësjellësi i Fierit është në varësi të bashkisë, e cila drejtohet nga ish-deputeti socialist, Armando Subashi.