Bashkia e Shkodrës vë në dispozicion të familjeve të prekura nga tërmeti të gjitha kapacitetet e veta

113

Bashkia e Shkodrës e drejtuar nga kryebashkiakja Voltana Demi njoftoi se, po ndjek në vazhdimësi, me dhimbje e shqetësim situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga tërmeti në Thumanë dhe Durrës.

Prej më shumë se 24 orëve, MZSH Shkodër bashkë me Ushtrinë Shqiptare dhe organizmat e tjera vendase e të huaja që kanë ardhur për të ndihmuar, është pjesë e grupeve të kërkim- shpëtimit, në një betejë kundër kohës për të shpëtuar jetë njerëzore.

Bashkia e Shkodrës vë në dispozicion të familjeve të prekura nga pasojat e tërmetit, të gjitha kapacitetet e veta akomoduese në konviktet në administrim.

Nga dita e djeshme, njoftoi ky institucion, janë në gatishmëri 250 shtretër ndërsa marrim përsipër trajtimin ushqimor, mbështetjen psiko-sociale, shërbimin shëndetësor dhe asistencë nga stafet tona.