Basha pret ish-këshilltarin e presidentit të SHBA: Domosdoshmëri për t’u rreshtuar në krah të aleatëve tanë…

103

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka pritur në një takim në selinë e Partisë Demokratike, Gjeneralin James Jones, ish-Këshilltar për Sigurinë i Presidentit të SHBA dhe ish-Komandant Suprem i Forcave të NATO-s në Europë.

Përmes një postimi në Facebook, Basha shprehet ndër të tjera se, në takim u diskutua mbi rëndësinë e anëtarsimit të Shqipërisë në BE dhe domosdoshmërinë për tu rreshtuar në krah të aleatëve tanë, SHBA dhe BE përsa i përket sigurisë dhe teknologjisë.

Postimi i kryetarit Basha

Mirëprita në zyrë Gjeneralin James Jones, ish Këshilltar për Sigurinë i Presidentit të SHBA dhe ish-Komandant Suprem i Forcave të NATO-s në Europë. Bashkë, patëm rastin të diskutonim mbi rëndësinë e anëtarsimit të Shqipërisë në BE dhe domosdoshmërinë për t’u rreshtuar në krah të aleatëve tanë, SHBA dhe BE përsa i përket sigurisë dhe teknologjisë.

Në qeverisjen tonë nesër, ne do të bëjmë gjithçka që të forcojmë edhe më tej marrëdhëniet Shqipëri-SHBA sepse shqiptarët e kanë shumë të qartë se e ardhmja e vendit tonë, është krah për krah me vlerat perëndimore.