Basha: Nuk është vetëm opozita, janë të gjithë shqiptarët që kërkojnë largimin e Ramës: Hap rrugën

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, e ka përforcuar thirrjen e mijëra tifozëve dje në stadium, drejtuar kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar publikisht sot që ta dëgjojë zërin e shqiptarëve dhe t’i hapë rrugën zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Nga takimi me fermerët e Lezhës, Basha tha se qytetarët i kërkuan dje Ramës në stadium, çliroje vendin nga qeverisja jote e dështuar, nga korrupsioni. Hap rrugën

“Të gjithë e dëgjuam jehonën e zërit të shqiptarëve dje në stadium. mesazh i qartë i shqiptarëve të shqiptarëve krenarë dhe të vendosur, që i thanë Edi Ramës largohu, çliroje vendin nga qeverisja jote e dështuar, nga korrupsioni. Hap rrugën.

Nuk është vetëm opozita, janë të gjithë shqiptarët që e kërkojnë këtë, ndaj bën mirë t’i vërë veshin zërit të shqiptarëve dhe të  hapë rrugën për zgjedhjeve të lira e  të ndershme, zgjedhje parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore sipas Kushtetutës, që janë zgjidhja e kësaj krize të rëndë që ka pllakosur”, u shpreh Basha.

Në vijim, ai theksoi se jeta e fermerit është bërë shumë e vështirë për shkak të rritjes së kostos dhe braktisjes nga shteti, duke shtuar se qeveria e ardhshme e drejtuar nga PD, do të ofrojë zgjidhje dhe mbështetje

“Rama jep 120 milion euro për 10 oligarkë, për fermerët vetëm një të dhjetën. Qeveria e PD do ofrojë zgjidhje jo propagandë boshe mashtrimi.

As në Japoni nuk ndërtohen 17 km rrugë me 300 milion euro, siç ndërton kjo qeveri në Milot-Balldre. Prandaj nuk ka para për fermerët dhe kemi pagat më të ulta në rajon”, tha Basha.

11 8

rama ik

sssss