Basha në Urën Vajgurore

Kreu i opozitës, Lulzim Basha do të takohet sot me fermerët e Urës Vajgurore në orën 11:00.

Takimi është në vazhdën e “Rrugëtimit për Shqipërinë” dhe ka në fokus, problemet për bujqësinë. Basha do të shpalosë në detaje, platformën e PD-së në qeverisje, për zhvillimin e këtij sektori dhe planet e mbështetjes së fermerëve.

Dje, kryetari i opozitës u takua me operatorët turistikë të Sarandës, prej të cilëve u ngritën veç të tjera, problemi i mprehtë i mungesës së infrastrukturës në qytetin turistik dhe kaosi që ka shkaktuar reforma territoriale.

auto 75625327 2752582068126290 9210340281444990976 o1573806289