Basha në kongresin e PPE: Fokusi kryesor me drejtuesit europianë anëtarësimi i Shqipërisë në BE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po merr pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Europiane që nis sot punimet në Zagreb.

Në këtë Kongres do të zgjidhet Presidenti i ri i PPE-së, ku kandidati i vetëm është Donald TUSK, aktualisht President i Këshillit Europian.

Kryetari Basha do të mbajë një fjalim gjatë punimeve të kongresit, krahas kancelares Angela MERKEL, Presidentes së zgjedhur të Komisionit Evropian, Ursula von der LEYEN, fituesit te zgjedhjeve në Austri, Sebastian KURZ, Kryetarit të Grupit PPE në Parlamentin Evropian, Manfred WEBER, krerëve e shteteve dhe qeverive të Qipros, Bullgarisë, Letonisë, Greqisë, Rumanisë, Kroacisë, Irlandës, me të cilët do të takohet edhe gjatë Samitit të krerëve të PPE-së.

Kongresi i Partive Popullore Europiane mbahet në Kroaci, vendi më i ri anëtar i BE-së, i cili merr presidencën e rradhës për herë të parë në Janar 2020.

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka planifikuar takime me zyrtarët më të lartë të BE dhe drejtues të vendeve anëtare, ku fokusi kryesor është anëtarësimi i Shqipërisë në BE.

76713910 741140246366408 2878132192926498816 n

basha 4