Basha me ministren e Jashtme të Suedisë, Ann Linde për zgjedhje të lira

27

Kryetari i opozitës, Basha është takuar me ministren e Jashtme të Suedisë, Ann Linde ku është biseduar për krizën politike në Shqipëri dhe daljen e saj përmes zgjedhje të lira që duhet të vijnë menjëherë pas reformës zgjedhore.

“Sot pata kenaqësinë të bisedoja me Ministren e Jashtme të Suedisë Ann Linde, të cilës i shpreha mirënjohje për mbështetjen që Suedia i jep Shqipërisë në rrugën e antarësimit në BE.

Angazhimi ynë është të kontribuojmë për të plotësuar kushtet e Bundestag. Miratimi sa më parë i reformës zgjedhore, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ndarja e politikës nga krimi, vënia para drejtësisë e atyre që manipulojnë zgjedhjet, nxjerrja e sistemit të drejtësisë nga ndikimi politik dhe hetimi i korrupsionit në nivele të larta, jane rruga e vetme që do të përshpejtojë hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE”, shkruan Basha në një postim në facebook.