Basha, ky “mashtrues”!

236

Nga Albert AVDULI

Rrenat e tij nisën që në qershor 2005. Kandidoj në zonën e fushës së aviacionit dhe një pjese të Laprakës. Buzëqeshur, deklaronte se do fitonte. Ai buzëqeshur e derë më derë takonte qytetarët. Skeptikë e kundërshtar nënqeshnin.

Nuk mbaj mënd kush e fitoj atë garë… Minister ì jashtëm dhe buzagaz përsëri, premtoj se javën e parë të dhjetorit, viti 2010, do të mundësohej lëvizja e lirë në Europë. Mashtruesi, vetëm javën e dytë, përmbushi premtimin.

Në qershor 2011 , gjithmonë buzaqeshur, por këtë herë edhe më shumë bindës, deklaronte se do fitoj Bashkinë e kuqe të Tiranës. Haahaaa. Premtonte se do fitonte atë qytet që e qeveriste në qelizë e kapilar, prej 11vitesh, kryetari ì socialistëve.

I palodhur Basha, derë më derë, dyqan e punishte, treg e rrugicë, mjeshtër ì fushatave e komunikimit. Fitoj mashtruesi përsëri. Ëhhë, por nuk fitoj me shumicë dërrmuese. . .

Rrena e radhës ishte se qyteti nuk do kishte kulla dhe kulla nuk u lejuan. Me pompozitet e buzëqeshje, vuri mbi shpatulla ndërtimin e bulevardit te stacioni trenit. Ashtu, buzagas e plot qetësi, bindi banka, organizata, miq ndërkombëtar për mbështetje financiare e donacione. I siguroj.Debate e polemica, interesa të cënuara e kundërshti, por transheja e bulevardit të premtuar u konturua. Dritat dhe vijat e bardha ì vuri pasardhësi( fondet ì pati garantuar ai, mashtruesi).

Një ditë lëshoj shakanë e radhës; do rikonceptoj pazarin e ri. Negocioj me partner dhe siguroj edhe fondin e investimit.

Si Kryetar ì opozitës, filloj përsëri me rrena. Shqipëria me drogë skaj më skaj. Qeveria e mediat, jo, nuk është drogë. Janë plantacione me shkurre. Basha sheh ëndërra. Kur lundruesit e qiellit po rrëzoheshin sa në Divjakë e në Gjadër, qeveria e shtypi ì deklaronin avionë të dhelprave. Një kalvar ì gjatë denancimesh e fakteve. Kur partnerët ndërkombëtar pohuan ato që Basha denonconte, ou, paska të drejtë.

Konsekuent në parimet e tij, filloj sulmin ndaj kryetarëve të bashkive e deputetëve që ishin kontigjent krimi e trafiku. Qeveria e mediat në ekstazë, Basha mashtron. Kur filluan të rrëzoheshin një nga një, si avionët e drogës, atëherë u kuptua se situata ishte më e errët nga sa Basha e paraqeste.

Ai vazhdoj misionin e tij. . . Kjo qeveri nuk përfaqëson vullnetin e popullit. Votat vidhen e blihen. Lukunia, ulërima përsëri. Mashtrues Basha, mashtrues. Fati dhe zullumi e solli që u vërtetua me zë e figurë si vidhej e blihej vullneti ì popullit. Mashtruesi kish thënë të vërtetën.

Në një nga pasditet e mërzitshme të Tiranës, Zotnia, mori mikrofonin e vuri alarmin: Po arratiset rinia ! Mashtron, mashtron, u përsërit refreni.

Mbas 7 muajsh, instituti qeveritar ì statistikave deklaron largimet dhe shpopullimin e Shqipërisë. Hëmë, qënka e saktë ajo që tha ai, mashtruesi.

Të vërtetën kish pohuar në të gjitha deklarimet e tij, në vite.

Si nuk pati kurajo askush që të kërkonte ndjesë, jo Bashës, jo, por opinionit publik.

Tani, nëpër fshatra e qytete, në takime me biznese, fermer, të rinj, studentë, pensionistë, po paraqet planin e tij qeverisës , për ta nxjerr vendin nga kriza morale dhe ekonomike. Kori vajticave, vazhdon me përcaktorin: Mashtruesi Basha.

Ai, kurrë nuk ka dalë në media e të sjell alibi për deklaratat e tij. Koha ì ka vërtetuar. As unë s’po përpiqem të bëjë apologji për të, sepse nuk kam tagër dhe as detyrë. Si qytetar dhe si votues, më lind e drejta të reflektoj e të gjykoj.

Basha, ky mashtrues. . ., që çdo gënjeshtër ì dalka e VËRTETË.
Këtij ì BESOJ !

Botimi në vitin 1865 ì “Në mundsh”.