Basha konfirmon tryezën me Metën, takimi nesër në orën 9.00

96

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka konfirmuar takimin në Presidencë me Ilir Metën, ditën e martë në orën 09:00.

Basha tha se, kapja e institucioneve është plani i vetëm i kësaj qeverie, prandaj duhet ndaluar një orë e më parë.

“Kapja e institucioneve është plani i vetëm i kësaj qeverie prandaj duhet ndalur 1 orë e më parë.

Thirrja e shqiptareve që dëgjuam dje në stadium duhet t’ja vëmë mirë veshin është thirrja për ndryshim është thirrja për ti dhënë fund krizës politike përmes zgjedhjeve të parakohëshmeve parlamentare dhe lokale në një ditë.

Ftesën e zotit Meta e kam pranuar dhe konfirmuar, do te takohem nesër në oren 9”, tha Basha.

Fundjavën e kaluar, Presidenti ftoi aktorët politikë, pas tentativës së hapur të maxhorancës për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu në takimin e Presidentit do të jenë edhe drejtues të partive opozitare.