Albana Vokshi viziton të plagosurit nga policia

103

Ish-deputetet e PD, Albana Vokshi dhe Dhurata Çupi vizituan në Spitalin e Traumës të plagosurit pas dhunës së ushtruar ndaj banorëve të Unazës së Re nga policia në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në spital deri në këto momente ishin 7 persona nga Unaza që po merrnin ndihmë të specializuar.

Ndërkohë që mësohet se numri i personave të plagosur nga dhuna e policisë ka shkuar në 8, mes tyre është edhe protestuesja Lindita Protoduari.