653 milionë lekë për lyerjen e fasadave në bulevardin e Vlorës

145

Brenda katër muajve të gjitha ndërtesat përgjatë bulevardit kryesor të qytetit të Vlorës do të ndryshojnë pamjen e tyre.

Projekti i cili u njoftua më herët i është akorduar një kompanie shqiptare, e cila si fituese e tenderit do të përmbushëpërmirësimin e infrastrukturës së ndërtesave në bulevardin kryesor të qytetit portual jugor të Vlorës.

Sipas të dhënave nga autoriteti kontraktues FSHZH, projekti vlerësohet të kushtojë 65.3 milion lekë ose rreth 527’300 euro.

Projekti është pjesë e një projekti madhor për zhvillimin e Alpeve Shqiptare dhe zonave bregdetare të bashkëfinancuara me një kredi 28.7 milion euro nga Banka e Këshillit të Evropës (CEB) dhe një kontribut prej 6 milion euro nga qeveria shqiptare.

Projekti me emrin “Rehabilitimi i fasadave përgjatë Bulevardit të Vlorës”, si periudhë ndërtimi është 4 muaj, ndërsa i plotë rehabilitimi 10 muaj.

Projekti parashikon rehabilitimin e fasadave ekzistuese të ndërtesës së vjetër që ndodhet në të dy anët e Bulevardit të Vlorës, “Ismali Qemali”. Aty përafërsisht përfshihen 20 ndërtesa të vjetra nga 3 deri në 6 kate përgjatë Bulevardit të rikonstruktuar së fundmi, të cilat fasadat e përparme dhe anësore do të suvatohen dhe pikturohen.

Programi “Përmirësimi i Rrugëve Dytësore dhe Lokale”, bashkëfinancuar nga Banka Botërore, Qeveria Shqiptare dhe Donatorë të tjerë në vlerën 368 milionë USD, njoftuar para dy viteve, synon të rrisë përpjekjet konkrete për përmirësimin e infrastrukturës në vend si dhe për rritjen e aksesit ndaj shërbimeve bazë dhe tregjeve, veçanërisht në zonat rurale nëpërmjet rehabilitimit të rrjetit rrugor dytësor dhe lokal.

Monitor