Vetitë çudibërëse të karafilit në mjekësinë natyrale

137

Përgjatë gjithë historisë së njerëzimit, karafili (emri shkencor i së cilit është Eugenia Caryophyllata) është njohur për vetitë e tij të jashtëzakonshme.

Kokrrat e karafilit përmbajnë flavonoide, taninë dhe përbërje shumë të dobishme mes të cilave eugenol, substancë me fuqi analgjetike e kësaj erëze. Në Mesjetë quhej një ilaç për gjithë të këqijat.

Gonxhet e mrekullueshme (të cilat thahen derisa marrin ngjyrë kafe) përmbajnë vitaminë A, C, K, Beta karoten si dhe mineralet magnez, hekur, mangan, kalium dhe selenium.

Dobitë e karafilit
Edhe nëse nuk besoni në mrekulli, benefitet shëndetësore të kokrrave të karafilit janë konfirmuar edhe nga shkenca moderne. Le t’i shohim së bashku:

Anti-inflamator. Kokrrat e karafilit lehtësojnë inflamacionin në gojë, mishrat e dhëmbëve, afte, herpes, stomatit dhe dhimbjet e fytit. Në këto raste duhen mbajtur në gojë si karamele, duhen përdorur si çaj ose si gargarë me disa pika vaj.

Ndihmon tretjen. Të pasura me fibra, gonxhet parandalojnë kapsllëkun, ndërkohë që nxisin prodhimin e enzimave ndihmuese përsa i përket realizimit të procesit të tretjs. Që karafili t’ju ndihmojë sa më shumë me tretjen, e mira është ta konsumoni në formë pluhuri ose të përzier me mjaltë.

Kundër erës së keqe së gojës. Nëse keni një takim të rëndësishëm përtypni një karafil. Është shumë efikas edhe në rastet kur keni ngrënë hudhër.

Plot me antioksidantë. Një tjetër dobi është se kokrrat e karafilit janë 80 herë më antioksidante se një mollë. Kështu që konsumi i këtyre kokrrave ndihmon në luftën kundra plakjes së qelizave.

Dhimbje dhëmbësh. Vaji esencial i karafilit është një ilaç i shkëlqyer natyral për të trajtuar dhimbjen e dhëmbëve. Mjafton të vendosni një kokërr karafil pranë vendit ku keni dhimbje dhe të prisni disa minuta.

Dhimbje koke. Përtypja e disa kokrrave karafila ose çaji i tyre është një mënyrë e shkëlqyer për të lehtësuar dhimbjen e kokës dhe për të parandaluar lodhjen mendore.

Afrodiziak. Kokrrat e karafilit janë konfirmuar për fuqitë e tyre afrodiziake. Gjithashtu i japin fuqi afrodiziake çdo pjate me të cilën shërbehen.

Antimikrobik. Çaji i kësaj erëze përdoret për të luftuar mykun e lëkurës, shpesh së bashku me trumzën dhe korianderin.

Veti kundërbakteriale. Sipas një studimi në Buenos Aires, vaji i karafilit mban larg baktere si E. Coli ose staphylococcus. Këshillohet që për 21 ditë të realizohet gargare bimore me vaj karafili dhe borziloku, si një mënyrë për të përmirësuar shëndetin e gojës.

Për të konservuar ushqimin. Kokrrat e karafilit pengojnë procesin e oksidimit të lipideve duke bërë që ushqimet të ruhen më gjatë.

Të vjella. Kokrrat e karafilit përdoren edhe kundër të vjellave, problemeve në tretje dhe shqetësimeve intestinale.

Si përgatitet çaji i karafilit
Përbërësit:
⦁ 3-4 kokrra karafil
⦁ 1 gotë ujë

Përgatitja:
Mbushni një çajnik me ujë. Shtoni dhe kokrrat e karafilit dhe vendoseni të ziejë.
Sapo të ziejë, mbulojeni me kapak dhe fikni zjarrin.
E lëmë për 10 minuta derisa çaji të jetë i vakët.