Vazhdon shembja e shtëpive në Shkozë nën terrorin policor, Bumçi: Kafshëri e Edi Ramës…

92

IKMT me mbështetjen e qindra forcave policore ka vazhduar sot që në orët e para të mëngjesit aksionin për prishjen e ndërtesave në Shkozë pa i dëmshpërblyer banorët. Dhejtëra banorë ngelën pa kulm mbi kokë pasi iu prishën shtëpitë ditën e djeshme dhe e kaluan natën në qiell të hapur.

Ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi, duke u solidarizuar me banorët që kundërshtojnë këtë mënyrë arbitrare të shembjes së shtëpive në gjurmën ku do të kalojë Loti III i Unazës Lindore të Tiranë, atë që po ndodh, me urdhër të Ramës e quajti diktaturë dhe kafshëri ndërsa kërkoi që banorët të kompensohen pastaj të shemben shtëpitë.

“Ky njeri jep 20 milionë euro për 1 km rrugë dhe nuk jep një 1 milion për shtëpitë që shemben,- tha ish-deputeti. – Vendimi i Gjykatës së Strasburgut nuk lidhet me shtëpitë e legalizuara, por me shtëpitë e palegalizuara që kanë mbi dhjetë vjet. Këto familje kanë 25 vjet këtu dhe shteti i ka njohur, kanë paguar taksa. Shtëpia nuk mund të shembet pa i kompensuar.

Rama ka nxjerrë ligje që një banori që ka 500 metra në bregdet t’i merret toka për “ investime strategjike” dhe t’i jepet dikujt tjetër! Pra, po ndodh kjo kafshëri në mes të Evropës.

Tek Astiri po ashtu, tek Bulevardi i Ri i nxori me gaz. Është kafshëri që po ndodh. Te Astriti arritën të krijonin një frymë dhe ata qëndruan të gjithë bashkë, edhe pse atje ishin gjysma të legalizuar. Kurse këtu vijnë e prishin tre shtëpi. Po pse, a mund të vazhdojë projekti me tre shtëpi?! Do të shembin sërish.

Unë mendoj se ekziston mundësia të mbrohen këta banorë, sepse ekziston vendimi i Gjykatës. Por, edhe t’i shkojmë Ramës para kryeministrisë e ta nxjerrim prej aty. Kur janë prishur shtëpitë këtu?! Ka pasur kryeministra më parë dhe nuk kanë vepruar kështu.

Kafshëri! Si e lamë ne këtë njeri?! Pse erdhi kjo e keqe dhe po na detyron të largohemi nga ky vend më keq se sirianët?!” tha Aldo Bumçi.

Ndërkohë nën qiellin e hapur kanë kaluar familjet e kërcënuara nga shembja e shtëpive, që IKMT pritet të veproi sot dhe në ditët në vijim, si dhe ata që synimet e Edi Ramës i lanë pa kulm mbi kokë.