U kap me mina me telekomandë, lirohet nga burgu vëllai i Alketa Vejsiut

120

Endrit Vejsiu, vëllai i Alketa Vejsiut është liruar nga burgu, i cili u arrestua një vit më pari pasi u kap me 4 mina me telekomandë dhe tre kilogram drogë gjatë një aksioni policie në Lezhë.

Mësohet se dënimin që i ka ngelur ai do ta shlyejë me shërbim prove.

29-vjeçari u arrestua në aksin rrugor Milot-Lezhë, ku i kishte fshehur në makinën e tij tip “Opel”, minat me telekomandë dhe kanabisin. Endrit Vejsiut iu zbuluan 4 mina me telekomandë dhe 3 kg drogë e dyshuar si kanabis sativa.

Ndalimi i 29-vjeçarit u bë në aksin rrugor MilotLezhë, në kryqëzimin e Shënkollit, ku në mjetin e tij tip “Opel” në një gomë rezervë në bagazh, u gjetën të fshehura 4 mina me telekomandë. Ato ishin të paketuara me nga dy cilindra materiali të ngurtë të mbështjellë me natriban, të dyshuara lëndë plasëse e llojit TNT.

Gjithashtu, Policia sekuestroi dhe rreth 3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e paketuar gati për shitje. Arrestimi i Vejsiut u bë për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Trafikim i lëndëve plasëse”.