U ka hyrë frika në palcë/ Policia e Llesh kimikut mësyn në banesën e familjes Protoduari në Unazën e Re

110

Policia e Llesh kimikut ka nisur të ushtroje terror dhe presion duke ushtruar kontrolle pa vendim gjykate në shtëpitë e banorëve të Unazës së Re. Policët e Llesh kimikut kanë shkuar në banesën e familjes Protoduari duke bërë reprazalje për të frikësuar banorët e Unazës së Re që të mos dalin në protestë.

Denoncimin e ka bërë vetë Dorian Protoduari, i cili poston edhe një foto nga ngjarja në fjalë.

“Nuk e kuptoj se çfarë duan nga unë këta fundërrinat e Kombinatit (Komisariati i Policisë nr.6)? Po çfarë keni me familjen time që ngelët duke shkuar në banesë? Po kaq frikë më paskeni?

Nuk jam në Shqipëri dhe nuk keni për të më kapur kurrë, sa të jetë jeta”, shkruan Protoduari në reagimin e tij.

Kjo nuk është hera e parë që familja Protoduari bëhet objekt i aksioneve policore. Djali i familjes, Doriani, është arrestuar disa herë, ndërsa këtij fati nuk i ka shpëtuar as babai dhe nëna e tij, Lindita Protoduari, së cilës i janë shkaktuar edhe dëme fizike.