Shtetrrethim në Unazën e Re! Mbi 200 policë dhe forca speciale terror ndaj banorëve

65

Unaza e Re ndodhet në shtetrrethim që prej orës 18:00. Mbi 200 forca policie, përfshirë këtu edhe fektivë të Shqiponjave dhe FNSH-së kanë zbarkuar tashmë në zonën e Astirit në Tiranë, aty ku çdo mbrëmje mbahet protesta e banorëve që kundërshtojnë projektin që iu shemb banesat.

Forcat e policisë, të blinduar edhe me maska kundragaz mbajnë të rrethaur vendin e protestës duke mos lejuar protestuesit e shumtë të bllokojnë rrugën ashtu si çdo natë. Forcat e shumta të policisë me makina të blinduara janë shpërndarë nëpër rrugica duke mos lejuar banorët t’i afroghen zonës së protestës.

Situata te “Unaza e Re” vijon të jetë e tensionuar. Egjithë zona i ngjan një shtetrrethimi.

Forca të shumta policie kanë blinduar të dy akset rrugore te Unaza e Re për të mos lejuar zhvillimin e protestës së banorëve të zonës, të cilët si çdo mbrëmje bllokojnë rrugën në shenjë proteste të cilët kërkojnë dëmshpërblim për shembjen për banorëve të zonës së tyre.

Në vendngjarje ndodhen efektivë të Shqiponjave dhe FNSH-së, një situatë e cila nuk është parë më parë.

Në vendngjarje ka mbërritur dhe deputeti Klevis Balliu i cili ka qenë gjithmonë në mbrojtje të këtyre banorëve. Banorët shprehen të vendosur për ta vazhduar protestën edhe mbrëmjen e sotme.

Ditët e fundit janë shoqëruar disa banorë nga kjo zonë për shkak të protestës pas nxjerrjes së ligjit se kush bllokon rrugët dënohet me gjobë deri në 5 vjet burg.

Pas arrestimeve të shumta dhe këmbënguljes së banorëve për t’i qëndruar deri në fund kauzës së tyre, ditën e sotme forca të shtuara policore kanë rrethuar zonën ku çdo mbrëmje mbahet protesta qytetare.

LIVE -Protesta e banorëve të Unazës së Re. Opozita qëndron në krah të tyre.

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Samstag, 12. Oktober 2019